Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VULLKANIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR tek., vet.v. III 1. vetv. Bëhet e qëndrueshme goma pas përpunimit të kauçukut, të fibres me squfur në temperatura të larta. Gomat u vullkanizuan nga vullkanisti. Gomat pasi u vullkanizuan e shtuan qëndrueshmërinë.
2. pës. e VULLKANIZÓJ.
VULLKÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjeog., gjeolog. Grykë e madhe e hapur, zakonisht në majë të një mali, nga e cila dalin prej thellësisë së tokës gazra të nxehtë, tymra e lavë. Vullkan…
Shfaq përkufizimin e plotë →VULLKANÍK,~E mb. Që ka të bëjë me vullkanin, që i përket vullkanit; i vullkanit; që del a formohet nga shpërthimi i vullkanit, që krijohet a shkaktohet nga vullkani. Gur vullkanik.…
Shfaq përkufizimin e plotë →VULLKANÍST,~II m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist që merret me studimin e vullkaneve, vullkanolog. Vullkanist që studion vullkanet prej vitesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →VULLKANÍST,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Vullkanizer, ai që merret me vullkanizimin e gomave. Ai është vullkanist i vjetër. Vullkanist i vullkanizimit të gomave. I vullkanizoi gomat vullkani…
Shfaq përkufizimin e plotë →VULLKANÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Specialiste që merret me studimin e vullkaneve, vullkanologe. Ajo është një vullkaniste e zonja dhe me shumë përvojë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VULLKANÍZER,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merret me vullkanizimin e gomave. Ai ishte një vullkanizer me përvojë.2. Ai që ofron shitjen e gomave, montimin, balancimin dhe të gjitha shë…
Shfaq përkufizimin e plotë →VULLKANIZÍM,~I m. tek. 1. Veprimi kur vullkanizoj a vullkanizohet. Vullkanizimi i gomave (i kauçukut). Vullkanizim me të nxehtë. Aparat (presë) vullkanizimi. Reparti i vullkanizimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →VULLKANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR tek., kal. Përpunoj kauçukun, fibrën etj. me squfur, zakonisht në një temperaturë të lartë, për t’u shtuar qëndrueshmërinë gomave ose për t’u dhënë ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →VULLKANÓR,~E mb., gjogr., gjeolog. Vullkanik. Shpërthim vullkanor. Shkëmbinj vullkanor. Lavë vullkanore.
Shfaq përkufizimin e plotë →VULLKANËSÍ,~A f. Strukturë vullkanore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë