Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VULGARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. keq. E thjeshtëzoj diçka jashtë mase ose e paraqit duke ia shtrembëruar thelbin a përmbajtjen; e paraqit në mënyrë vulgare. E vulgarizoi teorinë (idenë, pikëpamjen, çështjen). E vulgarizoi shumë (punimin, studimin). E vulgarizoi zgjidhjen e problemit. Nuk i paraqiti ashtu siç janë problemet, por i vulgarizoi.
2. E paraqit diçka shumë thjesht, në mënyrë që të kuptohet lehtë nga të gjithë; popullarizoj. E vulgarizoi që të kuptohet nga të gjithë. E vulgarizoi në atë masë që duhej (punim, ide).
✱Sin.: thjeshtëzoj, thjeshtoj, shtrembëroj, popullarizoj.
VULGÁR,~E mb. 1. keq. Që sillet në mënyrë të pahijshme e të pakulturuar; që është karakteristik për një njeri të trashë në të folur e në sjellje. Njeri vulgar. Qëndrim vulgar. Sjel…
Shfaq përkufizimin e plotë →VULGARITÉT,~I m. Të qenët vulgar, karakter vulgar, vulgarizëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →VULGARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur vulgarizoj a vulgarizohet. Vulgarizimi i një ideje. Vulgarizimi i një teorie. Vulgarizimi i njohurive shkencore.2. keq. Mënyrë e p…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VULGARIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vet. v. III 1. vetv., keq. Thjeshtëzohet jashtë mase a shtrembërohet, bëhet vulgar, merr pamje vulgare; thjeshtëzohet deri në atë shkall…
Shfaq përkufizimin e plotë →VULGARÍZUAR (i, e) mb. 1. Që është vulgarizuar. Punim i vulgarizuar. Çështje (probleme) të vulgarizuara. Teori (ide) të vulgarizuara.2. Që është paraqitur në mënyrë të thjeshtë diç…
Shfaq përkufizimin e plotë →VULGARIZÚES,~E mb. 1. keq. Që e paraqet diçka duke e thjeshtëzuar jashtë mase ose duke ia shtrembëruar thelbin a përmbajtjen; vulgar. Shpjegim vulgarizues. Pikëpamje vulgarizuese. …
Shfaq përkufizimin e plotë →VULGARÍZ/ËM,~MI m. 1. Përdorimi ose shfaqja e gjuhës, sjelljeve, ose veprimeve të pahijshme, të vrazhda, ose të ulëta në gjuhën e përditshme.2. gjuh. Fjalë ose shprehje vulgare, e …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë