Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRUSHKULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Fshikulloj, qëlloj dikë a diçka me vrushkull. Vrushkulloj kalin. E vrushkulloi me thupër. E vrushkulloi rëndë.
2. jokal., vet. v. III Rrjedh, del si curril a si rrëke, çurg. Vrushkullon gjak. I vrushkulloi plaga. Vrushkulloi uji i shiut në gjitha anët. Vrushkulluan borë e shi bashkë. Kroi i fshatit kishte pak ujë, vrushkullonte duke cirkatë.
3. fig., kal. Qortoj ashpër dikë duke i dhënë një goditje të fortë për të metat a gabimet e tij. Vrushkulloi të metat (gabimet). E vrushkulloi mirë kësaj radhe.
✱Sin.: fshikulloj, frushkulloj, fshik, vishkulloj, rrjedh, gurron, shpërthen, vërshon.
VRÚSHKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT [VRÚSHKULL,~A f. sh. ~A, ~AT] 1. Fshikull, vishkull, dru i njomë, i hollë e i gjatë, njëvjeçar. Ishte një pyll i ri me vrushkuj. Vrushkujt e pyllit. …
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÚSHKULL ndajf. Si curril, si rrëke; duke rrjedhur shumë e me shpejtësi; çurg. I rridhnin lotët vrushkull. Derdhej vrushkull. Shkon (rrjedh) vrushkull. I shkonte gjaku vrushtull. …
Shfaq përkufizimin e plotë →VRUSHKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vrushkullojmë dikë me fshikull. Vrushkullimi i kalit. Ia bëri një vrushkullim vendçe. Vrushkullim me kamxhik. Ia dha një vrushkullim ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRUSHKULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fshikullim.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRUSHKULLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Smilax aspera L.) Ferrac.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRUSHKULLÚES,~E mb. Që vrushikullon, fshikullues, qortues. Goditje vrushkulluese. Burim vrushkullues. Rrjedhë vrushkulluese. Fjalë vrushkulluese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë