Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRÚSHKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT [VRÚSHKULL,~A f. sh. ~A, ~AT] 1. Fshikull, vishkull, dru i njomë, i hollë e i gjatë, njëvjeçar. Ishte një pyll i ri me vrushkuj. Vrushkujt e pyllit. Vrushkull i njomë. I ra me vrushkull.
2. Curril i hollë (uji, gjaku etj.). Vrushkujt e ujit (qumështit). Vrushkujt e parë të kulloshtrës. Vrushkull gjaku. Vrushkull lotësh.
3. fig. Djalë me trup të bukur, të hollë e të drejtë. Ky vrushkull nuk është mësuar me punë. Është ende i njomë ai vrushkull.
✱Sin.: fshikull, thupër, shufër; curril, rrëke, çurgë, gulfë, pizgë, rigë, skurrjel, xhuvamë.
VRUSHKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vrushkullojmë dikë me fshikull. Vrushkullimi i kalit. Ia bëri një vrushkullim vendçe. Vrushkullim me kamxhik. Ia dha një vrushkullim ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRUSHKULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fshikullim.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRUSHKULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Fshikulloj, qëlloj dikë a diçka me vrushkull. Vrushkulloj kalin. E vrushkulloi me thupër. E vrushkulloi rëndë.2. jokal., vet. v. III Rrjedh, d…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRUSHKULLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Smilax aspera L.) Ferrac.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRUSHKULLÚES,~E mb. Që vrushikullon, fshikullues, qortues. Goditje vrushkulluese. Burim vrushkullues. Rrjedhë vrushkulluese. Fjalë vrushkulluese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë