Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRUMBULLÍT jovep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III 1. Nxjerr një zë të thellë e të zgjatur si ulërimë, ulërin (për ujkun, luanin etj.). Vrumbullit (ujku, luani, tigri). Afër fshatit ujqërit vrumbullitnin pa reshtur.
2. Gumëzhin (për bletën). Vrumbullit bleta. Bleta vrambullit lule më lule. Bletët vrumbullitnin nëpër lëndina duke mbledhur nektarin e luleve.
3. Bën një zhurmë të mbytur kur përplaset me forcë nëpër gurë (për ujin e lumit); buçet nga dallgët. Vrumbullit deti (lumi).
4. Bëjnë një zhurmë të ngjashme me zhurmën e bletës. Një grumbull njerëzish vrambyllitnin të çorientuar.
✱Sin.: ulërin, angullin, angullit, buluron, bulurin, bulurit, pëllet, gumëzhin, buçet, gjëmon, vërshon.
VRUMBULLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vrumbullit dikush a diçka. Vrumbullitja e luanit frikësonte kafshët që ishin përreth. Vrumbullitja e bletës. Vrumbullitja e lumit. Vr…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRUMBULÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Vrumbullimë, ushtimë. Vrumbulisja e luanit. Bletët vrumbulisnin butë mbi lulet erëmira. Vrumbulisja e ujit.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRUMBULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i thellë e i zgjatur si ulërimë, që nxjerrin disa kafshë si ujku, luani etj.; ulërimë. Vrumbullima e luanit. Një lukuni ujqërish si në kor lësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë