Fjalori
VRUGUAR

VRUGÚAR (i, e) mb. 1. Që e është vruguar. Gjethe (bimë) e vruguar. Rrush i vruguar. Perime të vruguara.
2. I vrenjtur, i errësuar (për qiellin etj.). Qiell i vruguar.
3. fig. I nxirëfytyrë nga hidhërimi, nga zemërimi, nga një turp a nga një e keqe tjetër; i ngrysur. Me ballëvruguar. Me fytyrëvruguar.
Sin.: i vrenjtur, i egërsuar, i nxirë, i ngrysur, i vrugur, i vrugulluar, i frugulluar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VRUGOJ
VRUGOJ

VRUG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III I shkakton vrugun, e bën me vrug, bën që t’i bjerë vrugu (një bime, një peme a pjesëvetyre). E vrugoi lagështira duhanin (pataten, grurin).
2. fig. Vrenjt, ngrys a nxij (fytyrën, vetullat). Vrugoi fytyrën. Vrugoi vetullat.
3. fig. E shkatërroj, e prish, e nxij. Ia vrugoi jetën (zemrën).
4. fig. Fëlliq, njollos. Ia vrugoi nderin. Ia vrugoi emrin.
Sin.: vrug, frugulloj, shkrumboj, përcëlloj, vrenjt, ngrys, nxij, fëlliq, njolloj, turpëroj.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.