Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►VRUG/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Preket nga vrugu, e zë vrugu, i bie vrugu (për bimët). U vruguan kallinjtë. U vrugua duhani.
2. vet. v. III Nxihet, bëhet i errët, erret; vrenjtet (moti, qielli etj.). Vrugohet qielli (moti).
3. fig. Vrenjtem, ngrysem a nxihem në fytyrë. Iu vrugua balli (fytyra).
4. fig. Mbulohem me turp, njollosem, fëlliqem. Iu vrugua emri i mirë.
✱Sin.: bastëroset, vrenjtet, nxihet, turpërohem, njollosem.
VRUG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III I shkakton vrugun, e bën me vrug, bën që t’i bjerë vrugu (një bime, një peme a pjesëve të tyre). E vrugoi lagështira duhanin (pataten, grurin).
2. fig. Vrenjt, ngrys a nxij (fytyrën, vetullat). Vrugoi fytyrën. Vrugoi vetullat.
3. fig. E shkatërroj, e prish, e nxij. Ia vrugoi jetën (zemrën).
4. fig. Fëlliq, njollos. Ia vrugoi nderin. Ia vrugoi emrin.
✱Sin.: vrug, frugulloj, shkrumboj, përcëlloj, vrenjt, ngrys, nxij, fëlliq, njolloj, turpëroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë