Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRÚGËT (i, e) mb. 1. Që është i mbyllur, jo i hapur (për ngjyrat); në ngjyrë të murrme a të errët; i zymtë, i errësuar, i nxirë. Bojë e vrugët. Qiell i vrugët.
2. fig. Që është i ngrysur, i vrenjtur në fytyrë, i zymtë. Njeri i vrugët. Me fytyrë të vrugët. Dukej i vrugët.
✱Sin.: i mbyllur, i errët, i vrenjtur, i errësuar, i nxirë, i zymtë, i ngrysur, i njollosur.
VRUG,~UI m. 1. bujq. (lat. Peronospora corda) Sëmundje që shfaqet si myk ose si push i imët në ngjyrë hiri, e cila shkaktohet nga kërpudha shumë të vogla dhe që prek e shkatërron pjesët mbitokësore të bimëve e të pemëve (si gjethet, degët, frytet) në kohë të ngrohtë e me lagështirë, myku që del nga kjo sëmundje. Sëmundja e vrugut. Vrugu i duhanit (i patates, i lakrës, i grurit, i fasules, i hardhisë). I bie (e zë) vrugu. Vrugu i (misrit) grurit. Luftimi i vrugut. Gjethe me vrug. 2. bujq. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme vrugu. Vrugu i grurit (lat. Slerospora macrospora Sacc) ndryshku i grurit, sparinga helmuese. Vrug i duhanit (lat. Peronospora tabacina) sëmundje e bimës së rritur të duhanit, që shfaqet me njolla mbi gjethe dhe me myk në faqen e poshtme të tyre. Vrug i hardhisë (lat. Plasmopara viticola) sëmundje e hardhisë që shfaqet në gjethe, në kërcell e në veshul në formën e njollave të vajit, në anën e poshtme të të cilave krijohet një shtresë myku i bardhë, që çon në tharjen e gjetheve. Vrug i patates (lat. Phytophthora infestans) sëmundje që shfaqet te patatja në pjesën e sipërme të gjetheve në formë njollash klorotike, kurse në faqen e poshtme të tyre në formën një myku të bardhë.
3. Lerë e hollë në trup a në petka, zhul që bëhet nga papastërtia, nga të palarët. E kishte jakën me vrug. I kishte rrobat plot vrug.
✱Sin.: bastër, frugull, bundë, pajagë, ndryshk, hi, hirës, prekë.
VRUG vep., ~A, ~UR. 1. Kal. Vrugoj1. I vrugu kallinjtë lagështira. E vrugu rrushin hithi. I vrugu patatet myku i bardhë.
2. kal., vet. v. III Vrenjtet qielli, mbulohet me re. E vrugën qiellin retë. E vrugu kohën era.
3. fig., kal. dhe jokal. E bëj me turp dikë, i prek emrin dhe nderin e mirë, e njollos. Nuk na vrugu djali. Mos na vrugo! E vrugoi familjen.
✱Sin.: vrugoj, nxij, vrenjt, turpëroj, njollos, vrugem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë