Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRÍZHG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vijë, vijëz, rruvijë; gjurmë e thelluar mbi diçka. Hoqi një vrizhgë mbi gur. Hoqi disa vrizhga në tokë për të luajtur vrizhgë.✱Sin.: vijë, vijëz, rruvij…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÍZM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dhjamë i plëndësit. Vrizma e plëndësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRIZ/ÓN vep., ~ ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Buron; rrjedh pak, qan, loton. Vrizon uji atje. Afër përroit vrizon ujët në dimër, pa në behar loton.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÍZ/ËM,~MAI f. sh. ~MA, ~MAT Grimcë; sasi e vogël, thërrime; fije. E hëngër një vrizëm bukë. Bënë shumë vrizma. I mblodhën vrizmat.✱Sin.: thërrime, dromcë, thërrmonja.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÍZ/ËM,~MAII f. Shi i imët e i lehtë që nuk zgjat shumë, një vesë shi, rigë. Një vrizëm shi. Ra veç një vrizëm shi.✱Sin.: shi, vesë, rigë, lagcinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë