Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRINGËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vringëlloj shkopin, kamxhikun etj. mbi dikë a mbi diçka. Vringëllimi i shpatës. Vringëllimi i armëve. Vringëllimi i (kamxhikut, shkopit). Vringëllimi i zinxhirit. Vringëllimi i çelësave.
2. Vringëllimë. U dëgjua një vringëllim.
✱Sin.: vringëllimë, tingëllim, tringëllim, tringëllimë, cingërim, cingërimë.
VRINGËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurma e mprehtë që del kur përpiqen a përplasen dy gjëra të forta zakonisht prej metali; tringëllimë. Vringëllimë zinxhirësh. Vringëllima e shpatave…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÍNG/ËLL,~A f. sh. ~LLA, ~LLAT Hobe që përdoret për të gjuajtur me gurë të vegjël, bahe, tizgë. Fëmijët gjuanin gurët me vringlla.✱Sin.: bahe, hobe, tizgë, zabe, plenge.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRINGËLLÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. dhe jokal. Vringëlloj. Vringëllijnë armët. Vringëllinin shpatat. Vringëllijnë zilet.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRINGËLLÍSHT ndajf. Duke e vërtitur disa herë me vrull e duke e flakur a hedhur me forcë; fugas (për mënyrën e goditjes me shkop etj.). E goditi vringëllisht. E rrotulloi shkopin d…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRINGËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E ngre dhe e tund a e vërtit shpatën, shkopin a kamxhikun me vrull duke u matur të godas dikë a diçka. Vringëllonte shpatën. Vringëlloi bajonet…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRINGËLLÚES,~E mb. Që bën një zhurmë të mprehtë kur përplaset me diçka tjetër, që nxjerr vringëllimë, që vringëllon. Shpata vringëlluese. Era vringëlluese. Zinxhir vringëllues.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRINGËLLÚESH/ËM (i), ~ME (e) Që vringëllon, që nxjerr vringëllimë, vringëllues. Erë e vringëllueshme. Kamxhik i vringëllueshëm. Tingull i vringëllueshëm. Zile e vringëllueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRINGËLLÚESHËM ndajf. Vringëllisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë