Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRÍGJ/ËM,~MA f. Shi i imët, i lehtë, rigë. Vigjëm shiu. Jashtë ka filluar një vrigjëm e imët.✱Sin.: logrinë, rigë, pikla.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRIGTH,~I f. sh. ~E, ~ET anat. Llapë e vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRIGTHÓR,~E mb., bot. (lat. Lobatus pervilobus) Që është i pajisur me vriguj dytësorë të vegjël.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRIGUJBARABÁRTË mb., bot. (lat. Aequilobus) Që i ka vrigujt të ndarë në segmente të barabarta (për gjethet e disa pemëve). Gjethe vrigujbarabartë. Pemë me gjethe vrigujbarabartë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÍGU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. anat. Pjesa e jashtme e veshit, llapë. Vrigulli i veshit.2. Copë e shqyer a e shqitur nga rrobat, leckë, leskër. Vrigulli i rrobave. I vareshin vrig…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÍGULLIM,~I m. bot. Mënyra e ndarjes së një organi gjethor në vriguj. Vrigullimi i gjetheve.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRIGULLÓR,~E mb., bot. (lat. Lobatus) Që është në trajtë llape. Gjethe vrigullore.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÍGULLT (i, e) mb., bot. (lat. Lobatus pervilobus ) Që ka trajtën e një llape; që është e ndarë në vriguj. Gjethe të vrigullta.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRIGULLÚAR (i, e) mb. (lat. Lobulatus pervilobus) I vrigullt. Gjethe të vrigulluara.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrëke e bërë me bel për të kulluar uji.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë