Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRÉRTË (i, e) mb. 1. Që ka helm, i helmët, i helmuar. Shigjetë e vrertë. Bimë e vrertë. Disa lloje kërpudhash nuk janë të ngrënshme sepse janë të vrerta. Ushqim i vrertë.
2. fig. Shumë i zymtë e i ngrysur; shumë i hidhëruar, i pikëlluar, i helmuar, shumë i zemëruar, plot urrejtje. Me fytyrë të vrertë. Me zemër të vrertë. Vështrim i vrertë.
✱Sin.: i helmët, helmues, i vrerosur, i zymtë, i helmuar, i hidhëruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë