Fjalori
VRED

VRED,~I m. Mavi, nxirje rreth një plage ose për shkak të një goditjeje etj. I ka ra vredi rreth syve. E shtrydhi varrën e i qiti vred. Gjak e vred i duel. U vred i zi.
Sin.: dangë, mavi.


Rezultate të ngjashme

VREDÍT vep., ~A, ~UR kal. Nxij, irnoj pjesë të trupit duke e goditur, përplasur, duke e ftohur shumë etj.; verdhanek, vrednoj, vregnoj. Ma vredite dorën. Ia vrediti syrin pa dashje…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►VREDÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Nxihem, bëhem vred; verdhanekem, irnohem. Nuk e di pse iu vredit rrethi i syve. Iu vredit fytyra nga të ftohtët.2. pës. e VREDÍT.Sin.: irem, i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VREDÍTJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ ET Veprimi kur vredit a vreditem. Vreditja e syve. Vreditja e plagës. Iu bë një vreditje. Kishte gjakosje e vreditje.Sin.: irnosje, nxirje, mavijosje, v…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VREDÍTUR,~IT (të) as. Vreditje. Të kallëzon të vrediturit sa është përplasur. Iu hoq të vrediturit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VREDÍTUR (i, e) mb. Që është vreditur; i nxirë, i irnuar. E kishte dorën dyll të verdhë e të vreditur. Me rrathë të syve të vreditur.Sin.: i irnosur, i irnuar, i nxirë, i mavijosu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VREDNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Vreditje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►VREDN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Vreditem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VREDN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vredit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VREDNÚAR (i, e) mb. I vreditur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.