Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRAZHN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~UAR kal. 1. Kruaj, fërkoj lëkurën kur më kruhet, kur më ha; e kruaj me thonj sa e gërvisht, e gërric, e çjerr pak. E vrazhnoi lëkurën duke e kruar. Vrazhnoi fytyrën. Vrazhnoi plagën. Mos e vrazhno varrën! E vrazhnoi macja me thonj. Atëherë na vrazhnonin tirqit vegëve.
2. Gërvisht pak sipërfaqen e një sendi me diçka të fortë. Vrazhnoi fundin e tenxheres. Vrazhnoi enët. Vrazhnoi (murin) derën.
✱Sin.: fërkoj, skërmit, skërfit, gërvisht, gërric, çjerr.
VRAZHNÍM,~I m. 1. Veprimi kur vrazhnoj a vrazhnohem. Vrazhnimi i lëkurës (fytyrës). Vrazhnimi i plagës. I bëri lëkurës një vrazhnim të lehtë.2. Veprimi kur vrazhnoj diçka me një se…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VRAZHN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Kruhem, fërkohem lehtë me gishtërinj a me diçka tjetër kur më ha lëkura, sa gërricem. U vrazhnova në fytyrë. M’u vrazhnua lëkura.2. Më …
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHNÚAR (i, e) mb. Që është vrazhnuar (për lëkurën a diçka), që është kuar (për sqetullat a shalët etj.). Lëkurë e vrazhnuar. E kishte dorën të vrazhnuar nga thonjtë e maces. Sqe…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë