Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRAZHDÚAR (i, e) mb. 1. Që është vrazhduar një sipërfaqe a diçka, që është bërë e vrazhdë, e ashpër. Sipërfaqe e vrazhduar. Duar të vrazhduara. Me lëkurë të vrazhduar. Dërrasë e vrazhduar. Tokë e vrazhduar.
2. Që është bërë i neveritshëm, i pështirë; i padurueshëm dikush a diçka; i ashpër. Sjellje e vrazhduar. Marrëdhënie të vrazhduara. Gjendje e vrazhduar.
✱Sin.: i ashpërsuar, i ashpëruar, i neveritshëm, i pështirë.
VRAZHD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të vrazhdë sipërfaqen e diçkaje, e ashpërsoj. Të ftohtët ia vrazhdoi lëkurën. Ia vrazhdoi sipërfaqen. Gëlqerja ia vrazhdoi duart.
2. E bëj dikë të sillet vrazhdë; e ashpërsoj. E vrazhdoi jeta. Ia vrazhdoi shpirtin.
✱Sin.: ashpërsoj, ashpëroj, vrazhdoj, acaroj, egërsoj.
VRAZHDÁK,~E mb. I vrazhdë, i rëndë, i ashpër.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHDÍM,~I m. 1. Veprimi kur vrazhdoj a vrazhdohem. Vrazhdimi i sipërfaqes. Vrazhdimi i tokës. Vrazhdimi i lëkurës.2. Bërja i neveritshëm, i pështirë, i padurueshëm për dikë. Vraz…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VRAZHD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. I neveritem dikujt, bëhem i pështirë, i pështirosem; bëhem i padurueshëm për dikë. Mʼu vrazhdua ai njeri.2. pës. e VRAZHDÓJ.✱Sin.: neve…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të vrazhdë sipërfaqen e diçkaje, e ashpërsoj. Të ftohtët ia vrazhdoi lëkurën. Ia vrazhdoi sipërfaqen. Gëlqerja ia vrazhdoi duart.2. E bëj d…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÁZHDË (i, e) mb. 1. Që e ka sipërfaqen jo të lëmuar, që nuk është i butë në të prekur, i ashpër; kund. i butë. Dorë e vrazhdë. Lëkurë e vrazhdë. Stof i vrazhdë.2. fig. Që nuk ësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÁZHDË,~T (të) as. Vrazhdësi, ashpërsi në sjellje, në fjalë a në veprime; kund. të butë. I foli me të vrazhdë. Iu përgjigj me të vrazhdë. E zunë me të vrazhdë me njëri-tjetrin.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRÁZHDË ndajf. Në mënyrë të vrazhdë, rëndë, me ashpërsi, ashpër, me të egër, egër; kund. butë. I foli vrazhdë. Iu përgjigj vrazhdë. E shikoi vrazhdë. Sillej vrazhdë.✱Sin.: egërsish…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHDËSÍ,~A f., edhe fig. Të qenët i vrazhdë, vetia e një njeriu a e një sendi që është i vrazhdë, ashpërsi; egërsi; kund. butësi. Vrazhdësia e gurit (e lëkurës). Vrazhdësi në sje…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHDËSÍM,~I m. Vrazhdim.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHDËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vrazhdoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë