Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRÁZHDË (i, e) mb. 1. Që e ka sipërfaqen jo të lëmuar, që nuk është i butë në të prekur, i ashpër; kund. i butë. Dorë e vrazhdë. Lëkurë e vrazhdë. Stof i vrazhdë.
2. fig. Që nuk është mirëdashës, jo i njerëzishëm, fjalërëndë; që shpreh zemërim, rreptësi a egërsi, i ashpër, i egër; kund. i butë. Njeri i vrazhdë. Me fytyrë (me pamje) të vrazhdë. Shikim i vrazhdë. Me tipare të vrazhda. Fjalë (përgjigje) e vrazhdë. Ishte i vrazhdë.
3. I ashpër, jo i këndshëm, që të ther veshin (për zërin); që nuk të kënaq. Zë i vrazhdë. Britmë e vrazhdë.
4. Që ka shije jo të pëlqyeshme, jo i këndshëm në të pirë, i cilësisë së dobët, i ashpër, i egër. Raki e vrazhdë. Pije e vrazhdë. Shurup i vrazhdë.
✱Sin.: i ashpër, i rëndë, i egër, vrazhdak, gojashpër, fjalashpër, fjalërëndë, i merdostë, i pagdhendur, i palëmuar, i palatuar.
VRAZHDËSÍ,~A f., edhe fig. Të qenët i vrazhdë, vetia e një njeriu a e një sendi që është i vrazhdë, ashpërsi; egërsi; kund. butësi. Vrazhdësia e gurit (e lëkurës). Vrazhdësi në sje…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHDËSÍM,~I m. Vrazhdim.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHDËSÍSHT ndajf. Vrazhdë, me vrazhdësi, ashpërsisht. Iu përgjigj vrazhdësisht. E ndërpreu vrazhdësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHDËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vrazhdoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHDËSÚAR (i, e) mb. I vrazhduar.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHDÁK,~E mb. I vrazhdë, i rëndë, i ashpër.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHDÍM,~I m. 1. Veprimi kur vrazhdoj a vrazhdohem. Vrazhdimi i sipërfaqes. Vrazhdimi i tokës. Vrazhdimi i lëkurës.2. Bërja i neveritshëm, i pështirë, i padurueshëm për dikë. Vraz…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VRAZHD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. I neveritem dikujt, bëhem i pështirë, i pështirosem; bëhem i padurueshëm për dikë. Mʼu vrazhdua ai njeri.2. pës. e VRAZHDÓJ.✱Sin.: neve…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të vrazhdë sipërfaqen e diçkaje, e ashpërsoj. Të ftohtët ia vrazhdoi lëkurën. Ia vrazhdoi sipërfaqen. Gëlqerja ia vrazhdoi duart.2. E bëj d…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAZHDÚAR (i, e) mb. 1. Që është vrazhduar një sipërfaqe a diçka, që është bërë e vrazhdë, e ashpër. Sipërfaqe e vrazhduar. Duar të vrazhduara. Me lëkurë të vrazhduar. Dërrasë e vr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë