Fjalori
VRAS

VRA/S vep., ~VA, ~RË 1. kal. E bëj një njerivdesë ose një kafshëngordhë, duke e qëlluar me armë a me ndonjë mjet tjetër, i marr jetën. Vrau një fashist. Vrau një ujk. Vranë rosaegra. E vrau me të pabesë (prapa shpine). E vrau rrufeja. E vraftë pika (mallk.)! Më vraftë buka! vjet., betim.
2. kal. Godit një pjesëtrupit tim ose një tjetër me diçka a pas diçkaje, duke shkaktuar dhembje e plagë; e bëj me gjak, e gjakos. I vrau syrin. E vrau mushka. Vrau këmbën (dorën, gjurin). Vrau ballin. E vrau pas gurit. Ku e ke vrarë kështu?
3. kal. vet., v. IIIshtrëngon, më rri ngushtë e s’e duroj dot; më shkakton dhembje kur rri në të, kur e prek etj. vret rripi. Më vret këpuca. Më vret dysheku.
4. kal., vet. v. III Prek e dëmtoj, i shkaktoj dëm; prish. vret ushqimi i tepërt. Bryma i vret disa perime. Të ftohtët (ngrica) i vret bimët. E vrau vrugu duhanin. Dielli i fortë i vret lulet.
5. kal., vet. v. III Nuk më lë të shoh mirë. M’i vret sytë dielli (drita e fortë).
6. fig., kal. E prek thellëndjenja a në sedër, e lëndoj shumë; i shkaktoj dikujt dëshpërim a dhembjemadhe shpirtërore, e pikëlloj, e hidhëroj shumë. E vrau me fjalë. Më vrauzemërdëshpëroi shumë, më lëndoi keq. E vrau ndërgjegjja e ndjeu veten fajtor për diçka dhe u pendua. Atë nuk e vret turpi. vrave!shkaktove një dhembjethellë!, më there! (i thuhet dikujt që na jep një lajm shumëhidhur).
7. kal. E mundoj shumë dikë, e detyrojpunojë jashtë mundësive që ka, rraskapit; e ngarkoj shumë, e rëndoj; e bëj që të bjerë nga shëndeti e të plaketshpejt (edhe fig.). Nuk e ka vrarë puna. S’e ka vrarë trupin. Mos e vra kafshën e barrës. E kishte vrarë lodhja (pagjumësia). E kishte vrarë jeta e rëndë. E ka vrarë sëmundja. E kishte vrarë kurbeti. I vritnin taksat shumë. I vriste qiraja e lartë.
8. bised., kal. Shtyp me dorë a me diçka tjetër për ta zbutur etj.; thërrmoj. Vras brumin. E vrau sallatën me kripë. Vrasin plisat (tokën).
9. kal. Ia thyej pak ngjyrën e fortë me një bojë tjetër, ia ndërroj pak ngjyrën. E vrau gëlqeren me pak bojëverdhë. E vraukuqen me pakbardhë.
Sin.: pushkatoj, gjakos, përgjak, gandoj, shemb, lëndoj, rraskapit, shajtoj, thërrmoj, thyej.
As të *fal e as të vret (dikush). U bëra (jam) për të vrarë *veten. E vranë *ariun iron. Sikur i kam vrarë *babën (dikujt). vret *barkun (diçka) iron. E di ku e vret *barra (dikush). Vret (rreh) *gjetkë (dikush). vraftë (të shkeltë) *hija! mallk. S’e vret *kaptinën (për diçka) thjeshtligj. Nuk e ka vrarë (nuk e ka shtrënguar) *këpuca (opinga) (dikë). Nuk e ka vrarë *kockën (dikush). Vret *kohën (dikush). Vras *kokën (për diçka). S’kam vrarë *kuçedrën. Vret *larg (dikush). Vret (rreh) *lart (dikush). Vras *mendjen (për diçka). E ka vrarë *e mira (dikë). Nuk vret dot një *mizë (dikush). Vret (numëron) *miza (dikush). Nuk e ka vrarë (nuk e ka shtrënguar) opinga (*këpuca) (dikë). vret e s’të paguan (dikush) është njeri i pamëshirshëm, që bën shumëkëqija e nuk përgjigjet përpara askujt; është kriminel. vret me *pambuk (dikush). Vret e pret (dikush). 1. Vret shumë njerëz pa mëshirë e pa u ndalur; bën krime. 2. Bën si i do qejfi, s’e pengon dot njeri, është i pakufizuar; flet ashpër, flet rëndë e sillet keq me të tjerët; mburret se do t’ia bëjë një të keqe dikujt; bën gjëmën. vret me *pupël (dikush). E vrau (e shkundi, e thau) *qesen (dikush). vraftë *qulli! tall. Vret *rëndë (dikush). Vret (shet) *të rënda (dikush). Nuk e ka vrarë *samari (dikë) tall. vret *sytë (diçka). vrasësh *shtatë. Vret (shet) *të trasha (dikush). Vras *trutë (për diçka). vret (më shpon) *veshin (veshët) (diçka). Vrafsh *veten! mallk. Nuk e ka vrarë *veten (dikush).


Rezultate të ngjashme

VRÁSAÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vrasës; gjakësor; dorës. Vrasaç me pagesë. Vrasaç zemërkatran.Sin.: vrasës, gjakësor, dorës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRÁSAÇ/E,~JA m. sh. ~E, ~ET Vrasëse; gjakësore.Sin.: vrasëse; gjakësore, dorëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I ashpër, i vrazhdë. Nuk ia thotë... një fjalë të vrashme... Fytyrë e vrashme. Pamje e vrashme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRASÍ,~A f. sh. ~, ~TË Vrasje; vrasje të shumta a njëra pas tjetrës, vrasje në masë. Bënë vrasi. Vrasi e madhe. Vrasia e pushtuesit ishte e pamëshirshme.Sin.: vrasje, gjakderdhje,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vras a vritem. Vrasje me armë. Vrasje për hakmarrje. Vrasje me të pabesë. Vrasje pa (me) dashje. Vrasje në masë. Bënte vrasje vriste. Shpët…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRASTÁR,~E mb. 1. Që qëllon mirë; që të vret; që ka forcë të madhe vrasëse. Goditje vrastare. Armë vrastare armë me të cilën është vrarë dikush. Është pushkë (armë) vrastare pushkë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRASTÍ,~A f. sh. ~, ~TË Vrasë, vrasje; gjakderdhje. Vrasti e pabesë. Vrasti mizore.Sin.: vrasë, vrasje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRÁS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vrasje; rast kur vritet dikush; vrasje e shumë njerëzve, vrasje në masë, kasaphanë (në luftë a në përleshje); gjakderdhje; kërdi. Atë ditë ndodh një vra…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRÁSËS,~E mb. Që përdoret për të vrarë njerëz a kafshë, që të vret. Mjet vrasës. Fuqia vrasëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRÁSËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vret një tjetër, ai që bën një a disa vrasje, njerivrasës; gjakësor. Vrasës i paguar. Vrasës me pagesë. Fytyrë prej vrasësi. Vrasësi iku në drejtim…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.