Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRAPÚES,~II m. sh. ~, ~IT zool. (lat. Charadriidae) 1. Nënfamilje zogjsh të vegjël shumë të përhapur në të gjithë botën, me përjashtim të shkretëtirave dhe zonave akullnajore, që rrojnë afër ujërave e bëjnë çerdhen nëpër gropa në tokë dhe ushqehen me kandrra, krimba dhe jokërbishtorë të vegjël.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që shënojnë lloje të ndryshme të këtij zogu. Vrapuesi gushëbardhë (lat. Charadrius alexandrinus) zog me sqep të zi, me kokë e kurriz të murrmë në kafe dhe bark të bardhemë, që jeton buzë ujërave, kryesisht këneta e laguna, por hasen edhe në djerrina; ushqehet me brumbuj, larva, karkaleca, miza dhe jokërbishtorë të vegjël të ujërave. Vrapuesi i madh (lat. Charadrius haiticula) zog me sqep të kuqërremë me majë të zezë, me kokë e kurriz të murrmë dhe bark të përhimë, me shirit të zi në gushë dhe këmbë të verdha; në periudhën e shumimit shkon në viset nënakullnajore. Vrapuesi i vogël (lat. Charadrius dubius) zog i vogël i kësaj nënfamiljeje, me kurriz ngjyrë kafe të çelët, bark të bardhemë, me shirit të zi në gushë dhe në kokë, gjithashtu ka një rreth të zi përqark syve, jeton buzë ujërave në Evropë, Azi dhe Afrikën Veriore.
VRAPÚES,~II m. sh. ~, ~IT zool. (lat. Charadriidae) 1. Nënfamilje zogjsh të vegjël shumë të përhapur në të gjithë botën, me përjashtim të shkretëtirave dhe zonave akullnajore, që r…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAPÚES,~III m. sh. ~, ~IT sport. Ai që ushtron sportin e atletikës, sportist që merr pjesë në garat e vrapimit. Vrapuesi më i mirë. Vrapues i largësive të mëdha (të mesme, të shku…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAPÚES,~IIII m. sh. ~, ~IT tek. Pajisje në makinën tjerrëse që shërben për të dredhur dhe për të mbledhur fillin.
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAPÚES,~E mb. Që ecën me hapa shumë të shpejtë e të gjatë, që ecën me vrap; që vrapon. Shpend vrapues. Kafshë vrapuese. Kalë vrapues.✱Sin.: rendës, vraptor, vraptar, vraparak, këm…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë