Fjalori
VRANGULLOJ

VRANGULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E rrotulloj diçka duke e bërësillet rreth vetes. E vrangulloi rrotëzën e penjvevegjës dhe i mbështolli penjtë në të lehtë e lehtë. Mishin e piqte avash-avash duke e vrangulluarhell mbi prushin e bungut. Boshti i mullirit i vrangullonte gurët rreth vetes.
2. kal. I bie rreth e rrotull një vendi, i bie qark. Vrangulluam malin. Vrangulluan një bjeshkëtërë.
Sin.: rrotulloj, vërtit, sjell, kthej, përkthej, mbështjell, përsjell, qerthulloj.


Rezultate të ngjashme

VRÁNGULL,~A f. sh. ~A, ~AT Pjesë e avlëmendit, e tundësit a e një vegle tjetër, që është në trajtë të rrotës; rrotëz penjsh, rrotkë. Vrangullat e avlëmendit. Vrangulla e tundësit. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRÁNGULL ndajf. Përreth, përqark, rreth e qark; rrotull, vërdallë. Vjen vrangull sillet vërdallë, rrotull. Vrangull e ka sjellë. Shkonte vrangull nëpër oborr. I vjen vrangull. E so…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRÁNGULLÁS ndajf. Vrangull.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRANGULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vrangulloj a kur vrangullohem. Vrangullimi i rrotëzës. Vrangullimi i çikrikut. Vrangullimi i trupit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►VRANGULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III. Rrotullohet, sillem rreth vetes. Vrangullohet rreth boshtit të vet. Vrangullohet me shpejtësi.2. Vij rrotull; shkoj duke…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRANGULLÚES,~E mb. Që vrangullon. Rrotëz vrangulluese. Çikrik vrangullues.Sin.: rrotullues, i rrotullueshëm, dredhës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRANGULLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të vrangullohet rreth boshtit të vet; vrangullues. Çikrik i vrangullueshëm. Rrotëz e vrangullueshme. Bosht i vrangullueshëm.Sin.: i rrotul…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.