Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VRÁMULL ndajf. Në pështjellim; ngatërrueshëm; rrëmujshëm; lëmsh. I bëri vramull. - Si janë punët? - Më vramull s’ka ku shkon. Aty u bë vramull, nuk e mori vesh i pari të dytin. U bënë vramull me njëri-tjetrin. I ra ujku tufës dhe e bëri vramull. Po të kapa të bëj vramull!
✱Sin.: lëmsh, lesheli, rrëmujë.
VRAMULLÁK,~E mb. Që digjet me vrull, me flakë të mëdha, që brambullin duke kërcitur (për zjarrin). Zjarr vramullak. Flakë vramullake. E ndezi një zjarr vramullak. E rrethuan të gji…
Shfaq përkufizimin e plotë →VRAMÚLLT (i, e) mb. Që vjen a rrjedh duke u rrotulluar me shpejtësi në lumë a liqen duke formuar një vorbull. Rrjedhë e vramullt. Grykëderdhje e vramullt.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë