Fjalori
VRAM

VRÁM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vendkalimi i ujkut. Andej është vrami i ujkut, mos i ço bagëtitë në atë krah.

VRAM

VRÁM ndajf. Në mënyrërrafshët, të shkelur fort; rrafsh, log. E shkeli arën dhe e bëri vram.


Rezultate të ngjashme

VRAMBULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vrumbullimë; ulërimë; buçimë. Vrambullima e ujkut. Vrambullima e dallgëve. Vrumbullima e bletëve. Vrambullima e topit.Sin.: ulërimë, gurgullimë, gum…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRAMBULLÍ/N vep., ~U, ~RË jokal. Vrumbullit; gumëzhin; buçet. Vrambullin luani. Vrambullin ujku. Vrambullijnë bletët. Vrambullin deti. Vrambullijnë këmborët. Vrambullin era.Sin.:

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRÁMULL,~A m. sh. ~A, ~AT edhe fig. Vorbull, rrymë uji e rrëmbyeshme, gjir, shtjellë. Vramull uji. Vramull e madhe. E mori vramulla. Vramulla e rrëmujës. Vramulla e telasheve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRÁMULL ndajf. Në pështjellim; ngatërrueshëm; rrëmujshëm; lëmsh. I bëri vramull. - Si janë punët? - Më vramull s’ka ku shkon. Aty u bë vramull, nuk e mori vesh i pari të dytin. U b…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRAMULLÁK,~E mb. Që digjet me vrull, me flakë të mëdha, që brambullin duke kërcitur (për zjarrin). Zjarr vramullak. Flakë vramullake. E ndezi një zjarr vramullak. E rrethuan të gji…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRAMÚLLT (i, e) mb. Që vjen a rrjedh duke u rrotulluar me shpejtësi në lumë a liqen duke formuar një vorbull. Rrjedhë e vramullt. Grykëderdhje e vramullt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRAMÚZ,~E mb., bised. I vrenjtur a i ngrysur në fytyrë, që s’i qesh buza kurrë. Njeri (burrë) vramuz. Me fytyrë vramuze. Dukej vramuz. Rrinte vramuz.Sin.: çehremuz, çehresëz, çehr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRAMÚZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që është i vrenjtur a i ngrysur në fytyrë, që s’i qesh buza kurrë. Ai vramuzi një ojne ka. Atë vramuzin me atë pamje e ke gjithnjë.Sin.: çehremu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRAMÚZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që është e vrenjtur a e ngrysur në fytyrë, që sʼi qesh buza kurrë. Ajo vramuzja ka një hije të rëndë.Sin.: çehresëzë, hijerëndë, hijekeqe, b…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRAMUZLÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Vramuz. Ai vramuzliu në një terezi rri.Sin.: çehremuz, çehresëz, çehrerëndë, hijerëndë, hijekeq, buzëpaqeshur, nursëz, nurzi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRAMUZLÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Vramuze. Ajo vramuzlia është njëfarë çehresuzeje (hijerëndë).Sin.: çehremuze, çehresëzë, çehrerëndë, hijerëndë, hijekeqe, buzëpaqeshur, nursëze, nurze…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VRAMËLÍE (i, e) mb. Që është goditur nga sëmundja e lisë dhe që i kanë mbetur shenja dalluese në fytyrë a në trup. Fytyrë (lëkurë) e vramëlie. Njeri i vramëlie. Është si i vramëlie…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.