Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VOZÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që nget barkën, lundrën, lundërtar. Garat e vozitësve. Është vozitës i ri. Është vozitës pa përvojë.
2. Ai që nget dhe e drejton një mjet transporti gjatë ecjes; shofer. Është vozitës i kujdesshëm i automjetit. Vozitës i taksisë.
3. bised. Ai që mbart a transporton diçka vetë ose me një mjet si karrocë, biçikletë, makinë, etj. Vozitës i karrocës (vagonit). Prej shumë vitesh ka vozitë vagonët në minierë. Vozitës i druve për në shtëpi.
✱Sin.: lundërtar, lundrar, barkar, barkëtar, trapar, rremtar, lopatar, shofer.
VOZÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që nget barkën, lundrën, lundërtare. Është vozitëse amatore e varkës. Vozitëse pa përvojë.2. Ajo që nget dhe e drejton një mjet transporti gjatë ec…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë