Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÓSK/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Voskë, guaskë.✱Sin.: gocë, guaskë, midhje, zazë, gërvoskë, goskë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VOSK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Gocë deti. Voska deti. Voska të bardha (të zeza).
Shfaq përkufizimin e plotë →VOSKOPOJÁR,~E mb. Që lidhet me voskopojarët; që është karakteristik për voskopojarët ose që është krijuar prej tyre, i Voskopojës ose i voskopojarëve. Veshje (valle) voskopojare. R…
Shfaq përkufizimin e plotë →VOSKOPOJÁR,~I m. sh. Ë, ~ËT Banor vendës i Voskopojës ose ai që ka prejardhjen nga Voskopoja. Tregtia e voskopojarëve. Voskopojarët ishin tregtarë të gunave dhe të qyrqeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →VOSKOPOJÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Voskopojës ose ajo që ka prejardhjen nga Voskopoja. Gatimet tradicionale të voskopojareve. Kostumet popullore të voskopojareve.
Shfaq përkufizimin e plotë →VOSKOPOJÁRÇE ndajf. Sipas mënyrës a zakoneve të Voskopojës, ashtu siç dinë të bëjnë voskopojarët. Këngë (valle) voskopojarçe. Dasmë voskopojarçe. Traditë dhe zakone voskopojarçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë