Fjalori
VONAKE

VONÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i kap gjërat me vonesë, që nuk është e aftë t’i kap e t’i kuptojë menjëherë a shpejt; që reagon ngadalë; që nuk është e zgjuar. Asaj vonakes nuk ia pret mendja hiç.
Sin.: mendjeplogët, mendjetrashë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VONAK
VONAK

VONÁK,~EI mb. 1. Që çel vonë ose më vonë se zogjtë e tjerështruar në të njëjtën kohë; që ka lindur vonë (zakonisht për zogjtë e pulave a për të vegjlit e kafshëve); i vonë. Zogj vonakë. Qengja vonakë. Pjellë vonake.
2. Që e zë dimri pa i dalë pendët (për zogjtë, shpendët); që niskëndojë vonë (për gjelin). Nuk u kanë dalë pendët atyre zogjve vonakë. Është gjel vonak nuk ka nisëkëndojë.
3. piqet vonë, që është i vonë (për disa fruta). Fik vonak. Gështenjë vonake.
4. Që ka lindur vonë (për fëmijën më të vogëlprindërve). Ai është djali vonak i pleqve.
Sin.: i vonshëm, i vonë.

VONAK

VONÁK,~EII mb. Që i kap gjërat me vonesë, që nuk është i aftë t’i kap e t’i kuptojë menjëherë a shpejt; që reagon ngadalë; që nuk është i zgjuar. Njeri vonak. Grua vonake. S’e mora vesh menjëherë, se jam bukur vonak.
Sin.: i mefshtë, i qullët, i plogët, mendjeplogët.

VONAK

VONÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lloj fikupiqet vonë; kokrrat e tij rrinë gjatëdegë; vonaçak. Degët e fikut ende mbanin disa vonakë, ndonëse gjethet tashmë kishin rënë prej kohësh në tokë.
2. Qengj, kec a viç i vonë, sugar, tamblak. tufë kishte disa vonakë, të cilët ende ushqeheshin me qumështin e nënës.
3. Djalë i vonë i prindërve, sugar. Atë e kanë vonakun (sugarin) e pleqërisë.
4. Zog pule që e zë dimri pa i dalë pendët; gjelniskëndojë me vonesë. Po afrohet dimri dhe vonakëve të pulës nuk u kishin dalë pendët.
Sin.: vonaçak, tamblak, sugar.

VONAK

VONÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT m. Ai që i kap gjërat me vonesë, që nuk është i aftë t’i kap e t’i kuptojë menjëherë a shpejt; që reagon ngadalë; që nuk është i zgjuar. Ai vonaku i kap gjërat me vonesë.
Sin.: mendjeplogët, mendjetrashë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.