Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VONÁK,~EI mb. 1. Që çel vonë ose më vonë se zogjtë e tjerë të shtruar në të njëjtën kohë; që ka lindur vonë (zakonisht për zogjtë e pulave a për të vegjlit e kafshëve); i vonë. Zogj vonakë. Qengja vonakë. Pjellë vonake.
2. Që e zë dimri pa i dalë pendët (për zogjtë, shpendët); që nis të këndojë vonë (për gjelin). Nuk u kanë dalë pendët atyre zogjve vonakë. Është gjel vonak nuk ka nisë të këndojë.
3. Që piqet vonë, që është i vonë (për disa fruta). Fik vonak. Gështenjë vonake.
4. Që ka lindur vonë (për fëmijën më të vogël të prindërve). Ai është djali vonak i pleqve.
✱Sin.: i vonshëm, i vonë.
VONÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lloj fiku që piqet vonë; kokrrat e tij rrinë gjatë në degë; vonaçak. Degët e fikut ende mbanin disa vonakë, ndonëse gjethet tashmë kishin rënë prej kohësh në tokë.
2. Qengj, kec a viç i vonë, sugar, tamblak. Në tufë kishte disa vonakë, të cilët ende ushqeheshin me qumështin e nënës.
3. Djalë i vonë i prindërve, sugar. Atë e kanë vonakun (sugarin) e pleqërisë.
4. Zog pule që e zë dimri pa i dalë pendët; gjel që nis të këndojë me vonesë. Po afrohet dimri dhe vonakëve të pulës nuk u kishin dalë pendët.
✱Sin.: vonaçak, tamblak, sugar.
VONÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i kap gjërat me vonesë, që nuk është e aftë t’i kap e t’i kuptojë menjëherë a shpejt; që reagon ngadalë; që nuk është e zgjuar. Asaj vonakes nuk i…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÓNA,~T (të) f. vet. sh. Bimë bujqësore që mbillen në pranverë dhe korren ose vilen brenda vitit vonë në vjeshtë; drithëra e pemë që korren ose që mblidhen në vjeshtë. Mbjellja e t…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÓNA (të) as. Koha që vjen prapa, më vonë, pas pak kohe. Do të vijmë të vona. Na pritni se do të vijmë të vona.✱Sin.: te e vona, së mbrami, së voni.
Shfaq përkufizimin e plotë →VONAÇÁK,~E mb. Që piqet vonë (për disa fruta). Fiq vonaçak. Dardhë (mollë) vonaçake.✱Sin.: vonak, vjeshtak, vjeshtor, dimëror.
Shfaq përkufizimin e plotë →VONAÇÁK, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT Vonak.
Shfaq përkufizimin e plotë →VONAÇÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vonake.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë