Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÓNË (i, e) mb. 1. Që bëhet, që ndodh a që shfaqet pas kohës së caktuar ose pas kohës së duhur a të zakonshme; që bëhet a që vjen me vonesë; kund. i hershëm. Pranverë e vonë. Dimër i vonë. Përgjigje e vonë. Udhëtar (mysafir) i vonë.
2. Që lulëzon, që zhvillohet a që piqet jo njëkohësisht me llojet e tjera të njëjta me të, por pas tyre; që mbillet në pranverë dhe piqet në vjeshtë; i vonshëm; kund. i hershëm. Bimët e vona. Misër i vonë. Domate (patate, fasule) të vona. Prodhimet e vona. Vjen i vonë.
3. Që është në shkallën e fundit të zhvillimit të vet; që i afrohet fundit të vet; që i takon fundit të një periudhe a kohe. Mesjeta e vonë. Feudalizmi i vonë. Romantizmi i vonë. Në mbrëmjen (në pasditen) e vonë. Në orët e vona pas orës njëzet e dy.
4. I kohës së fundit, i tanishëm; i vonshëm. Traditë e vonë. Është e vonë kjo veshje.
5. Që nuk është zhvilluar plotësisht nga trupi ose nga mendja sipas moshës; që nuk ka zhvillim të rregullt; i vonshëm. Fëmijë i vonë. I vonë nga mendja jo i zgjuar, që i kupton gjërat me vonesë; i papjekur. I vonë nga veshët që sʼdëgjon mirë. Ka ardhur i vonë.
✱Sin.: i vonshëm, i mëvonshëm, i vonuar, i ngadalshëm, i fundit.
♦ Viç i vonë tall.
VÓNË ndajf. 1. Me vonesë. Fle vonë. U ngrit (u çua) vonë. E hanë darkën (drekën) vonë. Tashmë është vonë. Erdhi (u kthye) vonë. Mʼu bë vonë (jam vonë) jam vonuar, po vonohem. Shumë (tepër) vonë. Sa nuk është vonë. Më mirë vonë se kurrë. (fj. u.).
2. Në fund të ditës a të një stine. Vonë në mbrëmje. Vonë në vjeshtë. Natën vonë.
3. Pak kohë më parë, në kohët e fundit, shpejt. E kam parë tani vonë. Na ka ardhur për vizitë tani vonë.
✱Sin.: mënuar, prapa, së voni.
♦ Nuk më bëhet vonë. 1. (për diçka). E marr shtruar diçka; nuk shqetësohem fare për diçka, nuk pyes, nuk mërzitem; nuk bëhem merak; nuk më ftohet pilafi; nuk më ftohen fasulet; nuk më prishet gjiza thjeshtligj. 2. (për dikë). Nuk dua t’ia di për dikë, s’trembem fare nga dikush, s’ia kam frikën; nuk çaj kokën; s’më zë meraku. *Herët a vonë.
VÓNË-VÓNË ndajf. 1. Shumë vonë; në mbrëmje vonë. Vonë-vonë eja, sido që të jetë! Vonë-vonë kanë ardhë ata këtu.2. Më së voni. Vonë-vonë, mund të vijë në orën dhjetë (në fund të mua…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë