Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VOKRRÍÇ,~E mb., mospërf. Që është i shkurtë nga trupi, që e ka trupin shumë të shkurtër, shkurtabiq. Burrë vokrriç. Grua vokrriçe.
✱Sin.: shkurtabiq, shkurtalaq, shkurtaq, i shkurtër, trupshkurtër, shtatshkurtër, xhuxh.
VOKRRÍÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mospërf. Ai që është i shkurtë nga trupi, që e ka trupin shumë të shkurtër, shkurtabiq. Në mes të turmës shquhej një vokrriç.
✱Sin.: shkurtabiq, shkurtalaq, shkurtaq, trupshkurtër, shtatshkurtër, xhuxh.
VOKRRÍÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mospërf. Ajo që është e shkurtë nga trupi, që e ka trupin shumë të shkurtër, shkurtabiqe. Na erdhi për vizitë vokrriçja. Nuk durohet ajo vokrriçja.✱Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →VOKRRÍÇK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT mb., mospërf. Vokrriçe. Ajo vokrriçka është njëfarë grindavecje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë