Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VOKORR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. edhe kal. Bëj punë të imta e të parëndësishme, bëj punë që s’kanë grat e dukë; bubërroj; zgjat shumë për të kryer diçka. Ai e vokorroi punën krejt. Vokorroi në kopsht deri në drekë. Vokorron nëpër shtëpi kot sa për të shtyrë kohën. Më shkoi dita duke vokorruar. Vokorron pa pushuar.
✱Sin.: bubërroj, çikërroj, cingëlar.
VOKORRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vokorroj a kur vokorrohem. Merret me vokorrime. Humb kohën me vokorrime. Vokorrimi i punës.2. Humbje kohe duke u marrë me çikërrima; duke …
Shfaq përkufizimin e plotë →►VOKORR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Humb kohën në punë të vogla duke u marrë me cikërrima; me punë që s’kanë grat e dukë; vonohem pa arsye. Mos u vokorro se ngelem këtu. Voko…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÓKORRÚES,~E mb. Që vokorron, bubërrues, çikërrimtar. Mos u bëj vokorrues i madh në gjëra të vogla. Njeri vokorrues. Punëtor vokorrues. Grua e vokorruese.✱Sin.: bubërrues, çikërrim…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÓKORRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që vokorron, bubërrues, çikërrimtar. Ai vokorruesi e shkon kohën me cingla-mingla. Ai në punë është shumë vokorrues. Është vokorrues i madh.✱Sin.: bub…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÓKORRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që vokorron, bubërruese, çikërrimtare. Ajo vokorruesja e humb kohën me vokorrima.✱Sin.: bubërruese, çikërrimtare, cingëlare.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë