Fjalori
VOGËLOSHE

VOGËLÓSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET përk. Vajzë e vogël, vogëlushe. Ajo është vogëloshja e vetme e familjes. Ishte një vogëloshe e imët nga trupi. Zëri i vogëloshes.
Sin.: e vogël, vogëlushe.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VOGËLOSH
VOGËLOSH


Rezultate të ngjashme

VOGËLÓ përk. E vogël. Rritu mollëz e vogëlo / Rritu mollëzo (kr. pop).

Shfaq përkufizimin e plotë →

►VOGËL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Bëhem më i vogël nga trupi, vocërrohem, rrëgjohem. U vogëlua nga trupi.2. vet. v. III. Bëhet më i vogël, mblidhet; zvogëlohet, ngushtohe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VOGËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të vogël në vëllim, në përmasa, në sasi etj.; zvogëloj. E vogëloi xhaketën. Vogëloi moshën.2. kal. E quaj sikur sʼka ndonjë vlerë t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VOGËLÓSH,~E mb., përk. Që është i vogël, vogëlush. Djalë vogëlosh. Vajzë vogëloshe.Sin.: i vogël, vogëlush.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VOGËLÓSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT përk. Djalë i vogël, vogëlush. Djali ishte vogëloshi i shtëpisë. Ishte një vogëlosh plot shëndet.Sin.: i vogël, vogëlush.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.