Fjalori
VLUG

VLUG,~U m. 1. Vlagë. Vlugu i ugarit.
2. fig. Vala e një pune a e një veprimtarie; kulmi i një zhvillimi. Në vlugun e punës (e betejës, e veprimtarisë). Është në vlugun e vet.
Sin.: vlagë, valë, kulm, rrezg, majë, cik.

VLUG

VLUG,~UII m. Enë bakri a llamarine e cila përdorej për të mbajtur ujin ose për ta valuar, gjym. Vlug i madh (i vogël). Vlug për të valuar qumështin. Vlug për të bartur ujin.
Sin.: gjym, ibrik, fytak, bardhak, galedër, bilike.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.