Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VLLÁK/Ë,~A f. Vlagë, lagështirë që mban muri, toka etj. Muri ka marrë vllakë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VLLÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tundës për të rrahur qumështin për të nxjerrë gjalpin, dybek. E hedhin qumështin në vlladë pastaj e rrahin (tundin).✱Sin.: tundës, dybek, tundac, tpi, mët…
Shfaq përkufizimin e plotë →VLLAG,~UI m. sh. VLLÁGJE, VLLÁGJET Shenjë që vendoset në pyll mbi drurë për të treguar mezhdën, kufirin. Aty ku është vllagu është kufiri. I kishte vu dy-tre vllagje aty ku ishte k…
Shfaq përkufizimin e plotë →VLLÁG,~UII m. sh. VLLÁGJE, VLLÁGJET Vend i ngrirë a me dëborë ku rrëshqitet. Fëmijët rrëshqitnin në vllag me slitë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VLLÁG/Ë,~A f. Myk.
Shfaq përkufizimin e plotë →VLLAH,~E mb. Që lidhet me vllehtë, që është karakteristik për vllehtë, i vllehve; që është krijuar nga vllehtë. Fshat vllah. Veshje vllahe. Gjuhë vllahe. Traditë dhe zakone vllahe.
Shfaq përkufizimin e plotë →VLLAH,~U m. sh. VLLEH, VLLÉHTË Pjesëtar i një popullsie vllahe (arumune) në disa vende të Shqipërisë e gjetiu në Ballkan, që ka ose ka pasur si gjuhë amtare një dialekt rumun dhe q…
Shfaq përkufizimin e plotë →VLLÁJ/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Ngastër e vogël, lehe, gjoll. Vllajë farishtesh. Mbjell në vllajë. Vllajë duhani. Ujit me vllaja. Vllajë me perime. Vllajë me lule (me trëndafila, me bar…
Shfaq përkufizimin e plotë →VLLARÍ,~A f. Rumania.
Shfaq përkufizimin e plotë →VLLÁS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Fije të gjata të leshit që dalin nga të krehurit me gërhanë. Gjatë të krehurit të leshit gërhanët ndanë shumë vllasë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë