Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VLLÁÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lesë, trinë. I heq (i shkoj) vllaçën tokës. Ishte vllaçë me thupra shkoze. Vllaçitën me vllaçë. E kam thyer (lëruar) arën, por nuk i kam rënë me vllaçë. Vllaçë për të vllaçitur.
2. Masë për matjen e tokës afërsisht 1 m. me 1.05 m. rrip toke sa gjatësia dhe gjerësia e një vllaçe. Dy vllaça vend. Një vllaçë vend. Sa një vllaçë vend.
✱Sin.: lesë, trinë, branë, shqezë, hapore, shkadhec.
VLLÁÇË ndajf. Zvarrë. E heq vllaçë (dikë a diçka). E mori vllaçë. I tërheq këmbët vllaçë. E ka marrë vllaçë (punën). Shkon vllaçë. I lë punët vllaçë i lë punët pa përfunduar. I tërheq fjalët vllaçë.
✱Sin.: zvarrë, zvarras, rrëshqitas, tokas, tokazi, përtokas, zhag, zhagas, këmbëzvarrë, këmbëzvarras, rrëshqanë, rrëshqanthi, rrëshqanas.
VLLÁÇEK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Rrugë e pjerrët dhe e ngushtë në shpat të malit që zbret poshtë, nëpër të cilën tërheqin a rrokullisin trarët, drurët ose gjethin a barin e bagëtive. Vlla…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë