Fjalori
VLERËSOHEM

VLERËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Caktohet vlera e një malli, të një sendi etj., në të holla, çmohet. U vlerësua mirë. U vlerësua një pronë. U vlerësua sipërfaqja e banimit me çmimin e tregut.
2. vetv. Jepen mendime për dikë a për diçka; përcaktohet rëndësia, dobia ose vlera shoqërore e dikujt a e diçkaje; i jepet dikujt ajomeriton; çmohet. U vlerësua për punën e tij. Vlerësohet puna e bërë. U vlerësuan nxënësit me notë. Vlerësohet një studim shkencor. U vlerësua situata. Vlerësohet puna. Vlerësohet njeriu. U vlerësua ashtu siç duhej. Nuk u vlerësua ashtu siç duhejvlerësohet.
3. kal., vetv. Njihen cilësitë e miradikujt a të diçkaje, pranohet se kanë rëndësi, vlerë etj.; çmohen. U vlerësua për kontributin që ka dhënë.
3. pës. e VLERËSÓJ.
Sin.: gjykohet, çmohet, llogaritet, quhet.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VLERËSOJ


Rezultate të ngjashme

VLERËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vlerësoj a vlerësohem. Vlerësimi i mallit. Vlerësimi i banesës (i truallit).2. Mendim për vlerën dhe rëndësinë e punës së dikujt a për dob…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VLERËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Caktoj vlerën e një malli, të një sendi etj. në të holla, çmoj. Vlerësoj një mall. Vlerësoj një ndërtesë.2. kal. Jap mendim për dikë a për diçka;…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VLERËSÚAR (i, e) mb. 1. Që është vlerësuar, që është me vlerë të caktuar në të holla. Mall i vlerësuar. Banesë (shtëpi) e vlerësuar.2. Që është vlerësuar dikush a diçka për rëndësi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VLERËSÚES,~E mb. Që përcakton vlerën e rëndësinë shoqërore ose vetitë a cilësitë e mira të dikujt a të diçkaje. Karakteristika (ana) vlerësuese e diçkaje. Kritik (analist) vlerësue…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VLERËSÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën vlerësimin e diçkaje, ai që vlerëson dikë a diçka. Vlerësues i drejtë.Sin.: çmues, lavdërues, lartësues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VLERËSÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën vlerësimin e diçkaje, ajo që vlerëson dikë a diçka. Vlerësuese e drejtë.Sin.: çmuese, lavdërues, lartësuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VLERËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të vlerësohet. Material i vlerësueshëm.Sin.: i lartësueshëm, i lavdërueshëm, i çmueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.