Fjalori
VLAGËSOJ

VLAGËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E lagështoj, e njom me ujë; e bëj me vlagë tokën për ta lëruar a për ta mbjellë. I vlagësoi (lulet) bimët. E vlagësoi tokën me ujë. Vesa e vlagësoi tokën dhe bimët.
Sin.: lagështoj, njom, spërkat.


Rezultate të ngjashme

VLAGËSÍM,~I m. Veprimi kur vlagësoj a vlagësohem. Vlagësimi i tokës. Vlagësimi i bimëve. Vlagësimi i ajrit. Vlagësimi e ndihmon tokën dhe bimët. Toka ka vlagësim të mirë për mbjell…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►VLAGËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Merr vlagë, bëhet me vlagë, bëhet e vlagët; lagështohet toka. U vlagësua toka. Është vlagësuar mirë toka.2. pës. e VLAGËSÓJ.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VLAGËS/ÚAR (i, e) mb. Që është vlagësuar, që ka marrë vlagë, i lagësht, i njomur (për tokën a bimët). Tokë e vlagësuar. Bimë (arë) e vlagësuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.