Fjalori
VJELJE

VJÉLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur këputim e mbledhim pemët a prodhimet e disa bimëve. Vjelja e e prodhimeve. Vjelja e vreshtave. Vjelja e duhanit (e pambukut, e misrit etj.). Vjelja e rrushit (mollëve, dardhave etj.). Vjelja e të vonave (të lashtave). Vjelja me dorë. Pas vjeljeve. Vjelje e bollshme vjelje e prodhimittepër se sa është parashikuar nga një sipërfaqe e mbjellë. Vjelje e mangët vjelje e prodhimitpak sesa është parashikuar nga një sipërfaqe e mbjellë.
2. Veprimi kur mblidhen taksat dhe detyrimet tatimore. Vjelja e taksave (e tatimeve, e detyrimeve).
3. Koha kur vilen pemët a prodhimet, të vjelat. Erdhi vjelja. Filloi vjelja. E mbaruam vjeljen.
4.Veprimi kur qëmtojmë, nxjerrim a shënojmë nga një libër a nga një botim tjetër fjalët a shprehjet që na duhen. Vjelja e fjalëve (e leksikut) (gjuh.).
Sin.: vjelë, mbledhje, këputje, vjela, qëmtim, lëmë.
Si *kofini (si koshi) pas së vjeli (pas të vjelave). Si *shiu pas së vjeli. Si *shirku pas së vjeli (pas të vjelave) *Shportë pas të vjelash.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.