Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VJEL vep., VÓLA, VJÉLË kal. 1. Këput e mbledh rrushin a pemë të tjera; mbledh prodhimin e disa bimëve (si duhani, pambuku, misri etj.). Volën vreshtat. Vjel rrush (mollë, fiq). Vjelin prodhimet. Vjelin pambukun (duhanin, misrin). Të nesërmen duhej të ngrihej herët, se do të vjelte pambukun. Volën bostanin (domatet). Vjelin të vonat. Vjel me dorë.
2. Mbledh detyrimet (pagesat e detyrueshme), taksat, tatimet nga sipërmarrësit, tregtarët, fërmerët etj. Vjelin taksat (tatimet). Sipas llojit të taksave kombëtare agjentet ngarkohen për vjeljen e tyre. Qeveria me një vendim përcakton se kush do të vjelë taksat e debitorëve.
3. fig. Shënoj e nxjerr pjesët, fjalët a shprehjet që më duhen ose që më interesojnë më shumë nga një libër a nga një botim tjetër. Voli shkrimtarët e Rilindjes. Vjel gazetën. Vjel fjalët dhe shprehjet popullore (gjuh.).
✱Sin.: mbledh, këpus, përkoq, qëmtoj, nduk.
♦ Ia volën *bereqetin (dikujt) euf.
VJÉLA,~T (të) f. vet. sh. 1. Vjelja e pemëve a e prodhimeve; koha kur vilen ato. Erdhi koha e të vjelave. Në kohën e të vjelave. Filluan të vjelat. Erdhën të vjelat. Kemi të vjelat…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉLC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shportë e madhe, më e madhe se një shportë e zakonshme, e punuar me thupra të holla ose me kulpra, me fund zakonisht jo të sheshtë dhe me dorezë përsipër …
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur këputim e mbledhim pemët a prodhimet e disa bimëve. Vjelja e e prodhimeve. Vjelja e vreshtave. Vjelja e duhanit (e pambukut, e misrit etj.)…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJELL vep., VÓLLA, VJÉLLË 1. kal. Nxjerr jashtë nga goja ushqimin që më përzien e nuk ma mban stomaku; nxjerr nga goja një ushqim, vrer ose gjak (kur jam i sëmurë ose kur më vjen n…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vjell a villem. Vjellja e ushqimit. Vjellja e fëmijës. Vjellja e vrerit (gjakut).2. fig. Veprimi kur nxjerr me shumicë nga gryka tym, gazr…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉLL/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ushqimet e gjithçka tjetër që nxjerr dikush nga goja kur vjell. Si e vjellë qensh. Pastroi të vjellat. E ngacmuan të vjellat. E zunë të vjella…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉLLË,~T (të) as. Vjellje. I nxiti të vjellët. I plasi të vjellët. E ka lodhur të vjellët. E përzjeu të vjellët.✱Sin.: vjellje, të pështjellë, të përzier, të pështirë, neveri, kru…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉLË (i, e) mb. 1. Që i janë mbledhur frytet a prodhimet, që është vjelë (për një vresht, një pemishte etj.). Kopsht i vjelë. Vresht i vjelë. Pemëtore e vjelë. Duhan (pambuk) i vj…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉLË,~T (të) as. Vjelje. Të vjelët e frutave. Të vjelët e rrushit. Të vjelët e duhanit (pambukut).✱Sin.: vjelje, përqokje, zhvoshkje.
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vjel pemët a prodhimet, ai që merret me vjelje. Vjelësit e rrushit (e duhanit).2. Ai që mbledh detyrimet (pagesat e detyrueshme), taksat, tatimet n…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë