Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VJÉG/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e një ene, e kthyer si hark, me të cilën e kapim ose e mbajmë atë në dorë, veshi i enës, dorezë. Vjega e shtambës (e qypit). Kazan (tenxhere) me vjega. E kapi për vjege.
2. Verigë a hallkë e zinxhirit; grep a çengel ku varim diçka. U këput vjega. E vari në vjegë.
3. bised. Plori i parmendës.
4. Vjegëz.
5. fig. Rast a rrethanë, që mund të merret si shkak për të përligjur diçka, shkak që fsheh arsyen e vërtetë të diçkaje, hallkë ku duam e mund të kapemi, anë. Nuk gjeti vjegë ku të kapet. Kërkon një vjegë ku të kapet. Ia gjeti vjegën diçkaje ia gjeti anën.
✱Sin.: vegë, verigë verigëz, vesh, vegjë, dorëz, dorezë, dorak, rrëfanë, vegël7, shkërpicë, filiqe, fjongo, iliq, araq, hallkë, grep, çengel, plor.
♦ Bën *vegshin e s’i vë vjegën (diçkaje). Ia gjej vjegën (verigën) (diçkaje). 1. E gjej diçka si hallkë nga duhet a nga mund të kapem për të zgjidhur një çështje; e gjej gremçin (për diçka); ia gjej anën. 2. Më vjen një rast a një rrethanë që e shfrytëzoj për të përligjur një veprim; nxjerr një shkak për t’u arsyetuar, kapem pas diçkaje; ia gjej veglën.
VJÉGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Nyjë e lidhur si lak, që mund të zgjidhet lehtë, nyjë që nuk lidhet pisk, verigë. Zgjidh vjegëzën. E lidhi vjegëz. Ku e ka vjegëzën litari?2. Vrima ku f…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉGËZ ndajf. Si lak që mund të zgjidhet lehtë me një tërheqje të fillit në njërën anë; gojëzë, lilë, syth; kund. nyjë. Lidhi lidhëzat vjegëz e jo nyjë. E lidhi vjegëz.✱Sin.: vjegë…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉGCË,~A f. sh. ~A, ~AT Vjegëz2.
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉGJS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Vicia L. ) Grashinë. Vjegjsë gjethehollë. Vjegjsë lulemadhe. Vjegjsë me bishtaja.
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉGJËS,~I m. sh. ~, ~IT bot. (lat. Cytisus monspessulanum; Genista candicans) Shkurre e vendeve mesdhetare e të ngrohta, me degë të holla e të gjata, me gjethe treshe të vogla e v…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJEG/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I vë vjegën një ene. Poçari mbaroi shtambën dhe e vjegoi. E vjegoi poçin me dy vjega. E vjegoi kazanin te kovaçi.2. kal. E var në vjegë diçka. E v…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJEG/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR vjet., fin., kal. Depozitoj me afat të pacaktuar (të holla) në bankë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VJEGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vorbë a enë tjetër, zakonisht prej balte me një vjegë përsipër grykës, të cilën e kapim a e mbajmë nga vjega. E mbushi vjegoren me ujë. Iu thye vjegorja…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJEGÚAR (i, e) mb., fin. vjet. Që kishte një afat të caktuar për të tërhequr të hollat, me afat të detyrueshëm (për një librezë kursimi). Librezë kursimi e vjeguar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë