Fjalori
VJEDULLAK
VJEDULLAK

VJÉDULLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. Mashkulli i vjedullës, i baldosës. E hëngër arën vjedullaku. Vjedullaku nuk ia lë vendin kallamboqit.
2. fig. Kafshë me trupvogël e të shëndoshë si vjedullak. Ata vjedullakët ende ushqeheshin me qumësht (qengja, keca etj.).
3. fig. Fëmijë i shëndoshë e topolak. Sa ka filluarhedhë hapat e parë ai vjedullaku i vogël.
4. fig., shar. Burrë i shkurtër nga trupi; trupshëndoshë e i pamend. Ai vjedullaku është me mendjen halladaku (leshkoje).


Rezultate të ngjashme

VJÉDULL,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Meles taxus) Baldosë. Lëkurë vjedulle. Vrima (strofka) e vjedullës. Shkon si vjedulla në strofkën e saj ikën fshehurazi nga frika, ikën me vra…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VJÉDULLÁN,~I m. sh. ~Ë,~ËT Cjap që ka ngjyrën e vjedullës, cjap qimevjedull. Vjedullani dallohej nga tufa.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VJÉDULLÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Mashkulli i vjedullës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VJEDULLÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dhi qimevjedull, vijoçe. Vjedullusha shquhej në mes të tufës së dhive.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.