Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VJEDH vep., VÓDHA, VJÉDHUR 1. kal. I marr dikujt diçka fshehurazi a duke e mashtruar dhe e përvetësoj, marr për vete pa leje e pa të drejtë dhe përdor diçka që s'është imja, që është pronë e dikujt tjetër; bëj një vjedhje. Vidhte para (bagëti). Vidhte natën. Ai që vjedh dënohet.
2. edhe fig., kal. Ia marr dikujt diçka me forcë ose me dinakëri; ia rrëmbej. Pushtuesit na vodhën e na plaçkitën. I vodhi lirinë. I vjedh kohën e lirë.
3. fig., kal. Marr vesh fshehurazi diçka; e mësoj a e marr nga dikush një zanat, një të fshehtë etj. pa e kuptuar ai. I vodhi zanatin. Ia vodhi të fshehtën. Diku ma vodhi veshi. Zanati merret (mësohet) duke e vjedhur.
4. fig., kal. Përvetësoj, paraqit si timen a e quaj timen një ide, një tezë etj. që është e tjetërkujt. Ia vodhi tezat. Vjedhësit e materialeve, të njohur si plagjiatorë, nuk janë të interesuar të punojnë artikuj shkencorë... thjeshtë i vjedhin ato.
✱Sin.: plaçkit, grabis, rrëmbej, kusaroj, marr, zhvat, përlaj, përvetësoj, hajnoj, bracoj, rucoj, fucoj, picërroj, kobashis.
♦ Të vjedh *hundën midis (në mes të) syve (dikush). Të vjedh (të heq) *potkonjtë (dikush). E vjedh me *sy (dikë). Të vjedh *vezët nën klloçkë (dikush).
VJÉDHËS,~E mb. 1. Që ka zakon të vjedhë, që merret me vjedhje, që vjedh. Ai është vjedhës.2. Që bëhet fshehurazi e me dinakëri; vjedharak, Shikim vjedhës. Në mënyrë vjedhëse.✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që vjedh, ai që merret me vjedhje, ai që ka zakon të vjedhë. Vjedhës vogëlsirash. Kapeni vjedhësin! E kapën vjedhësin. E stërvitën si vjedhës që në vogë…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që vjedh, ajo që merret me vjedhje, ajo që ka zakon të vjedhë. Ajo vjedhësja s’ka turp fare.✱Sin.: hajdute, kusare, vjedharake, vjedhacake, vjedhar…
Shfaq përkufizimin e plotë →VJEDHËSÍ,~A f. Kusari, vjedhje.
Shfaq përkufizimin e plotë →VJÉDHËSÍSHT ndajf. Vjedhtas; vjedhurisht. Hyri vjedhësisht. U larguan vjedhësisht. Na i hedhi sytë vjedhësisht.✱Sin.: fshehurazi, vjedhurazi, hajdutçe, tinëzisht, vjedhurazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë