Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VIZIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shkoj dhe qëndroj për pak kohë në një vend a te dikush për ta parë, bëj një vizitë diku, i bëj dikujt një vizitë. Vizitoi një fermë. Vizituan muzeun (ekspozitën, kalanë). Vizitoi shokët (miqtë). Vizitoi një zonë turistike. Vizitoi Alpet.
2. I bëj vizitë një të sëmuri, kontrolloj gjendjen shëndetësore të dikujt, me qëllim që t'i jap ndihmën e nevojshme. E vizituan dy mjekë. E vizitoi nënën te mjeku i zemrës. Nuk dimë ç’të themi, sepse mjeku nuk e ka vizituar ende të sëmurin. E vizitoi mjeku i familjes.
✱Sin.: shoh, kontrolloj.
VIZITÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shkon në një vend a te dikush për vizitë, vizitor. Shkoi (erdhi) si vizitues. Shkojnë në Krujë si vizitues. Vijnë shumë të huaj si vizitues.
Shfaq përkufizimin e plotë →VIZITÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që shkon në një vend a te dikush për vizitë, vizitore. Shkoi si vizituese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë