Fjalori
VIZITOHEM

VIZIT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shkoj te mjeku për të parë gjendjen shëndetësore, për të bërë një kontroll. Vizitohem te mjeku. E çoi për t'u vizituar. A është vizituar te mjeku? Është vizituar nga disa mjekë.
2. pës. e VIZITÓJ.
Sin.: shihem, kontrollohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VIZITOJ
VIZITOJ

VIZIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shkoj dhe qëndroj për pak kohë në një vend a te dikush për ta parë, bëj një vizitë diku, i bëj dikujt një vizitë. Vizitoi një fermë. Vizituan muzeun (ekspozitën, kalanë). Vizitoi shokët (miqtë). Vizitoi një zonë turistike. Vizitoi Alpet.
2. I bëj vizitë një të sëmuri, kontrolloj gjendjen shëndetësoredikujt, me qëllim që t'i jap ndihmën e nevojshme. E vizituan dy mjekë. E vizitoi nënën te mjeku i zemrës. Nuk dimë ç’të themi, sepse mjeku nuk e ka vizituar endesëmurin. E vizitoi mjeku i familjes.
Sin.: shoh, kontrolloj.


Rezultate të ngjashme

VIZIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shkoj dhe qëndroj për pak kohë në një vend a te dikush për ta parë, bëj një vizitë diku, i bëj dikujt një vizitë. Vizitoi një fermë. Vizituan muze…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VIZITÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shkon në një vend a te dikush për ta parë, ai që shkon për vizitë. Vizitorë të shumtë. Vizitorët e huaj. Tërheq vizitorët. Priti vizitorë. Vijnë shu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VIZITÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që shkon në një vend a te dikush për ta parë, ajo që shkon për vizitë. Erdhi si vizitore. Vizitore të huaja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.