Fjalori


Rezultate të ngjashme

VITÓR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Serpens domus; Draco domus) Bolla e shtëpisë, gjarpër johelmues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VITÓR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET 1. mit. Qenie mitologjike që përfytyrohej si një gjarpër me brirë të artë dhe që besohej se pillte ar e sillte fat e lumturi aty ku shkelte; kafshë që …

Shfaq përkufizimin e plotë →

VITÓR/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e mirë, e zonja dhe e shkathët në punë (për gra e vajza). Ajo vitorja është punëmirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VITÓRE mb. Që është e mirë, e zonja dhe e shkathët në punë (për gra e vajza). Vajzë vitore. Ajo grua është vitore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VITOREBÁRDHË mb. Që ka shumë fat, fatbardhë, fatlumtur; kund. vitoreligë. Ajo është vitorebardhë, i prin fati.Sin.: fatmirë, fatbardhë, fatlum, fatlumtur, fatmadh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VITORE/ZÍ,~ZÉZË mb., vjet. Që është i pafat, fatzi, fatkeq; kund. vitorebardhë. Burrë vitorezi. Grua vitorezezë.Sin.: i pafat, fatzi, fatkeq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.