Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VITHEMÁJMUR mb. Që i ka vithet të mëdha e të shëndosha; vithetul (për kafshët, ndërsa për njerëzit me ironi). Lopë vithemajmur. Njeri vithemajmur.
✱Sin.: vitheplis, vithetrashë, vithebëshëm, vithengjeshur, vithetul.
VITHEMÁJMUR,~I m. sh. ~, ~IT mospërf. shar. Ai që i ka vithet të mëdha e të shëndosha; vithetul. Ai vithemajmuri me zor lëviz nga vendi.
✱Sin.: vitheplis, vithetrashë, vithebëshëm, vithengjeshur, vithetul.
VITHEMÁJMUR,~A f. sh. ~A, ~AT mospërf. shar. Ajo që i ka vithet të mëdha e të shëndosha; vithetul. Ajo vithemajmura i hidhte hapat duke tundur vithet.
✱Sin.: vitheplis, vithetrashë, vithebëshme, vithengjeshur, vithetul.
VITHEMÁDH,~E mb. Që i ka vithet të mëdha. Burrë vithemadh. Grua vithemadhe. Pelë (mushkë) vithemadhe.✱Sin.: vithebëshëm, vitheplis, vithetrashë, bythëmadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →VITHE/MÁDH,~I m. sh. ~MËDHÉNJ, ~MËDHÉNJTË Ai që i ka vithet të mëdha. Ai ishte vithemadh e barkmadh.✱Sin.: vithebëshëm, vitheplis, vithetrashë, bythëmadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →VITHEMÁDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka vithet të mëdha. Me zor hidhte hapat ajo vithemadhja.✱Sin.: vithebëshme, vitheplis, vithetrashë, bythëmadhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë