Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VIT,~I m. sh. ~E, ~ET [VJET, VJET ËT] 1. Koha prej dymbëdhjetë muajsh duke nisur nga 1 janari deri në 31 dhjetor, koha gjatë së cilës Toka bën një rrotullim të plotë rreth Diellit; periudhë kohe prej dymbëdhjetë muajsh duke filluar nga një ditë çfarëdo. Vit diellor. Vit hënor. Vit i brishtë vit që ka 366 ditë dhe që bie një herë në katër vjet. Vit kalendarik. Vitin e ardhshëm. Vitin e kaluar. Vit financiar. Vit bujqësor. Vit i mbarë vit bujqësor gjatë të cilit kushtet e mira atmosferike kanë ndihmuar që të merren prodhime të larta bujqësore. Viti në vazhdim. Një vit me parë. Një gjysmë viti. Si sot një vit pas një viti; një vit më parë. Brenda një viti. Brenda vitit. Nga viti në vit çdo vit. Vit për vit. Vit pas viti. Për çdo vit. Këtë vit sivjet. Me vite (pas disa vitesh). Në fillim (në krye) të vitit. Një herë në vit. Sa vjet? Për shumë vjet gëzuar (ur.)! (në rast ditëlindjeje ose feste). Vitin që shkoi (që vjen). Mbushi vitin. E kaloi vitin. Iku viti. Mbyllën vitin.
2. vet. sh. Periudhë e gjatë kohe, që përfshin disa a shumë njësi prej dymbëdhjetë muajsh dhe që lidhet me ngjarje të caktuara; periudhë kohe dhjetëvjeçare (kur përdoret me një numëror rreshtor që shënon dhjetëshe). Vitet e luftës. Vitet e rënda të pushtimit fashist. Vite lufte e fitoresh. Në vitet e rindërtimit të vendit. Vitet e rinisë. Vitet e demokracisë. Në vitet gjashtëdhjetë të shekullit tonë prej vitit 1960 deri më 1970. Letërsia e viteve tridhjetë letërsia e viteve 1930-1940. Në vitet nëntëdhjetë të shekullit XX deri në vitet njëzet të shekullit XXI.
3. astr. Koha gjatë së cilës një planet bën një rrotullim të plotë rreth Diellit. Vit astronomik. Viti i Marsit (i Saturnit).
4. bised. Klasa a kursi që ndjek dikush në shkollë; nxënësit a studentët që vijojnë së bashku këtë klasë ose këtë kurs. Viti i dytë i universitetit. Është në vitin e fundit. Vitet e treta shkuan në ekspeditë. Përsëriti vitin.
5. bised., vet. sh. Moshë e caktuar; moshë. I mbushi vitet. Sa vjet është? ç'moshë ka?
✱Sin.: mot, motmot, sene, perishtup, kryemot, kryevit.
♦Bën hesap sa ha *macja në vit (dikush) tall. Më rëndojnë vitet (mbi supe) kam rrojtur shumë e jam plakur; mbart vuajtjet e peshën e jetës.
VÍTAL,~E mb. Jetik, që i përket jetës, që ka të bëjë me jetën; jetësor. Njeri vital. Çështje vitale. Nevoja vitale.✱Sin.: jetësor, jetik, jetësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÍTHE,~T f. vet. sh. 1. Pjesa e pasme e trupit të kafshëve të mëdha (të kalit, të mushkës etj.), që shkon nga ijët e deri te rrëza e bishtit. Vithet e kalit (e mushkës). Hipi në vi…
Shfaq përkufizimin e plotë →VITHÍ,~A f. sh. ~, ~TË Shpat shumë i pjerrët, që zbret tatëpjetë. Malet kishin shumë vithi.✱Sin.: rrëpirë, rrëmiqe, rrëmore, rrëgallë, brinjë, thikë, prijë, humbëtirë, greminë, kar…
Shfaq përkufizimin e plotë →VITÍS vep., ~A, ~UR kal. Vithis.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÍTL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Torrlë, vidhë, burmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÍT/O,~JA f. sh. ~, ~T 1. zool. (lat. Columba palumbus) Vidë, pëllumbeshë.2. fig. Grua e bukur.
Shfaq përkufizimin e plotë →VITÓR,~E mb., vjet. Vjetor.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÍT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Columba palumbus) Vidë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÍT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. Vidër, lundër.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÍT/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është me viza. Dërrasa e gështenjës del e vitme pasi të lëmohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë