Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÍSTAK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT VistërI.
Shfaq përkufizimin e plotë →VISTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Visar. Drini u kulloftë / si ari e si vistari (kr. pop.)!
Shfaq përkufizimin e plotë →VISTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vistojI. Vistimi i pasaportës.
Shfaq përkufizimin e plotë →VIST/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap miratimin diçkaje; e pranoj diçka si të drejtë, e pranoj zyrtarisht. E vistoi raportin (planin). E vistoi dokumentin (vërtetimin).2. I bëj v…
Shfaq përkufizimin e plotë →VIST/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kërkoj të hapen letrat në poker.
Shfaq përkufizimin e plotë →VISTRÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~Ë Vistër.
Shfaq përkufizimin e plotë →VISTRÁK mb. Që është i patredhur, ka, dem. Ka vistrak.
Shfaq përkufizimin e plotë →VISTRÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Ka me trup të madh, të hedhur e të bukur, ka i patredhur, terak, dem.✱Sin.: dem, taroç, mëzat, terak.
Shfaq përkufizimin e plotë →VISTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I bëj vistër, i bëj varg. Vistroi peshqit në thupër. I vistroi bamjet (fiqtë) në pe. Vistroi qepet (hudhrat).2. Rreshtoj, i vë varg njëri pas tjet…
Shfaq përkufizimin e plotë →VISTRÚAR,~E (i, e) mb. 1. Që është vistruar. Perime të vistruara në pe. Fiq i vistruar. Qepë (hudhra) të vistruara gërshet. Peshq të vistruar në thupër.2. Që janë vistruar, rreshtu…
Shfaq përkufizimin e plotë →VISTÚAR (i, e) mb. 1. Që i është vistuar, që është miratuar. Shkresë e vistuar. Dokument i vistuar.2. Që i është bërë vizë, shënim zyrtar pasaportës a një letërnjoftimi për të hyrë…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÍSTË,~A f. sh. ~A, ~AT etnogr. Mollëkuqe; nusepashkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÍST/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. Varg peshqish të shkuar në një fill a në një thupër të hollë; varg pemësh a perimesh të shkuara në pe. Vistrën e peshqve e hodhën përtokë dhe shpej…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÍST/ËR,~RAII f. sh. ~RA, ~RAT Vile rrushi.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÍSTËRI ndajf. Një pas një, njëri pas tjetrit, varg. Varg fiqsh (specash) të shkuar vistër. Njerëzit shkonin vistër. Kuajt shkonin vistër njëri pas tjetrit. U vunë vistër e shkuan.…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÍSTËRII ndajf. 1. Shtrirë, në gjendje të keqe, pa ndjenja ose pa frymë, si i vdekur. Mbeti vistër prej sëmundjes. Ra vistër në tokë. Sëmundja e lëshoi vistër.2. Shtrirë dembelisht…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë