Fjalori
VILLEM

VÍLLEM jovep., VÒLLA (u), VJÉLLË vetv. Vjell ushqimin; më vjen për të vjellë. I villej ngaqë e kishte tundur makina.

VILLEM

VÍLLEM jovep., VÓLLA (u), VJÉLLË vetv. Vjell ushqimin; më vjen për të vjellë. I villej ngaqë e kishte tundur makina. I villej vrerë.
Sin.: vjell, pështillem, përzihet, trazohet.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VJELL
VJELL

VJELL vep., VÓLLA, VJÉLLË 1. kal. Nxjerr jashtë nga goja ushqimin që më përzien e nuk ma mban stomaku; nxjerr nga goja një ushqim, vrer ose gjak (kur jam i sëmurë ose kur më vjen ndot). Volli ushqimin. Volli ushqimin fëmija. Volli vrer (gjak). Më vjen për të vjellë.
2. fig., jokal., vet. v. III Nxjerr nga gryka tym, gazra a diçka tjetër me shumicë (për oxhakun, për një armë etj.). Oxhaqet vjellin tym. Pusi villte gaz. Pushka (mitralozi, topi) vjell zjarr (predha, plumba).
3. kal., vet. v. III E lëshon, e nxjerr ngjyrën e mëparshme (për një petk, kur lahet ose kur përdoret). Ajo basmë e villte bojën.
4. fig., keq., kal. dhe jokal. Flas shumë keq për dikë a për diçka, nxjerr gjithçkakeqembaj përbrenda; them fjalëkëqija a shpif për dikë për të nxjerrë inatin, shfryj. Vjell vrer (helm, helm e vrer, zeher) kundër dikujt. E volli atë që kishtebark. Vollën shumë gojët e këqija.
Sin.: villem, pështillem, guskoj, lëshon, nxjerr.
E bërivjellë (të përmjerrë) *gjak (dikë) thjeshtligj. Vjell *helm (kundër dikujt). Vjell (nxjerr, hedh) *vrer (kundër dikujt). vjen për të vjellë (nga dikush a nga diçka) nuk e duroj dot diçkandytë, më vjen ndot; kam neveri

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.