Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VIKTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Njeriu që plagoset a vritet në një aksident, që dëmtohet a vdes nga tërmeti, përmbytjet etj.; ai që vritet a plagoset nga dikush. Viktimat e tërmetit. Viktimë nga një aksident. Viktimë kriminale (drejt.).
2. Njeriu që pëson pa të drejtë një të keqe të madhe nga dikush. Viktimat e agresionit. Ra viktimë e një komploti (e një kurthi).
✱Sin.: pre, fli, theror.
VIKTIMIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur viktimizoj dikë a kur viktimizohem.2. Gjendja kur viktimizoj dikë a kur viktimizohem.3. Stërmundim i rrezikshëm fizik ose mendor, i cili ushtrohet m…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VIKTIMIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Plagoset a vritet në një aksident, dëmtohet a vdes nga një fatkeqësi natyrore (tërmeti, përmbytjet etj.); vritet a plago…
Shfaq përkufizimin e plotë →VIKTIMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. I shkaktoj dikujt padrejtësisht stërmundim fizik ose mendor, vuajtje; e bëj viktimë. Terroristët viktimizuan fëmijët, gratë, pleqtë.✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →VIKTIMIZÚAR (i, e) mb. Që është plagosur a vrarë në një aksident, që dëmtohet a vdes nga një fatkeqësi natyrore etj., që është vrarë a plagosur nga dikush, që është bërë viktimë. S…
Shfaq përkufizimin e plotë →VIKTIMOLOGJÍ,~A f. Shkenca mbi viktimat (kryesisht të krimeve, por edhe të fatkeqësive), e cila është zhvilluar si disiplinë në kohën më të re në kuadrin e teorisë të së drejtës dh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë