Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VIDRÁK,~EI mb. Që është me vidra, që është me breza vijash në ngjyra të ndryshme trupi i disa kafshëve. Lëkurë vidrake. Gëzof vidrak. Cjap vidrak. Dhi vidrake.
Shfaq përkufizimin e plotë →VIDRÁK,~EII mb., fig. Që është i mbushur në trup, që e ka trupin të lidhur mirë, truplidhur. Djalë me trup vidrak. Vajzë me trup vidrake.
Shfaq përkufizimin e plotë →VIDRÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT fig. Ai që është i mbushur në trup, që e ka trupin të lidhur mirë, truplidhur. Ai vidraku është sportist.
Shfaq përkufizimin e plotë →VIDRÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Cjap me qime si të vidrës
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë