Fjalori
VIDHEM

VÍDHEM jovep., VÓDHA (u), VJEDHÚR bised. 1. vetv, Iki fshehurazi, largohem pa u vënë re ngatjerët; nuk u daltjerëve përpara, u shmangem. U vidhej njerëzve. U vodh nga shtëpia.
2. fig. I shmangem punës, vështrimitdikujt etj.; u shmangem pyetjeve a kërkesave; i bëj bisht diçkaje. U vidhej pyetjeve. I vidhej syrit (vështrimit, shikimit) të prindërve.
3. pës. e VJEDH.

VIDHEM

VÍDHEM jovep., VÓDHA (u), VJÉDHUR 1. vetv. Iki fshehurazi, largohem pa u vënë re ngatjerët; nuk u daltjerëve përpara, u shmangem. U vidhej njerëzve. U vodh nga shtëpia.
2. fig., vetv. I shmangem punës, vështrimitdikujt etj.; u shmangem pyetjeve a kërkesave; i bëj bisht diçkaje. U vidhej pyetjeve. I vidhej syrit (vështrimit, shikimit) të prindërve.
3. pës. e VJEDH.
Sin.: përvidhem, bishtnoj, tinëzohem, shmangem, mënjanohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VJEDH
VJEDH

VJEDH vep., VÓDHA, VJÉDHUR 1. kal. I marr dikujt diçka fshehurazi a duke e mashtruar dhe e përvetësoj, marr për vete pa leje e pa të drejtë dhe përdor diçka që s'është imja, që është pronë e dikujt tjetër; bëj një vjedhje. Vidhte para (bagëti). Vidhte natën. Ai që vjedh dënohet.
2. edhe fig., kal. Ia marr dikujt diçka me forcë ose me dinakëri; ia rrëmbej. Pushtuesit na vodhën e na plaçkitën. I vodhi lirinë. I vjedh kohën e lirë.
3. fig., kal. Marr vesh fshehurazi diçka; e mësoj a e marr nga dikush një zanat, një të fshehtë etj. pa e kuptuar ai. I vodhi zanatin. Ia vodhifshehtën. Diku ma vodhi veshi. Zanati merret (mësohet) duke e vjedhur.
4. fig., kal. Përvetësoj, paraqit si timen a e quaj timen një ide, një tezë etj. që është e tjetërkujt. Ia vodhi tezat. Vjedhësit e materialeve, të njohur si plagjiatorë, nuk janëinteresuarpunojnë artikuj shkencorë... thjeshtë i vjedhin ato.
Sin.: plaçkit, grabis, rrëmbej, kusaroj, marr, zhvat, përlaj, përvetësoj, hajnoj, bracoj, rucoj, fucoj, picërroj, kobashis.
vjedh *hundën midis (në mes të) syve (dikush). vjedh (të heq) *potkonjtë (dikush). E vjedh me *sy (dikë). vjedh *vezët nën klloçkë (dikush).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.