Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÍCK/Ë,~AI f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Shkelm që hedhin disa kafshë me këmbët e prapme (kali, mushka etj.). Ruaju, se kjo mushkë hedh vicka! Ruaju vicklave të kalit.
2. fig. keq. Kundërshtim i pathemeltë për diçka, përpjekja që bën dikush pa arsye për të kundërshtuar a për të mos pranuar diçka. Hidhte vicka. Është njeri i vickave është njeri që hedh shkelma, që s'rri urtë.
✱Sin.: vickël, ickë, ickël, shkelm.
VÍCK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Xixëllimë, xixëllonjë
VÍÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT ushq. Lloj erëze që u shtihet ëmbëlsirave.
VÍCK/ËL,~LA f. kryes. sh. ~LA, ~LAT Vickë, shkelm. Ia dha një vickël. Gjuan vickla. Kali është i mirë, po ka një huq, gjuan vickla.✱Sin.: vickë, ickë, vickël, shkelm.♦ Hedh vickla …
Shfaq përkufizimin e plotë →VICKËL/ÓJ jovep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Hedh vickla, shtie me shkelma, shkelmon (kali, gomari, mushka). Mos i rri prapa kalit se vickëlon. Vickëlon me këmbët e prapme.2…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë